Berisha shqyen “thesin”, 6 mln dollarë lobim/ Tomorri shpjegon kontratën marramendëse të PD

Gazetari Klodian Tomorri sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV kontratën 6 milionë dollarë të nënshkruar mes Partisë Demokratike dhe një kompanie lobimi me bazë në SHBA. Sipas tij, PD në rolin e klientit, ka kontaktuar përmes atij që i thotë fondacioni MAGA, Fondacion shqiptaro-amerikan, një kompani lobimi që zotërohet nga njëerëz shumë afër presidentit Trump, kundrejt pagesës mujore 250 mijë dollarësh, me qëllim lobimit pranë qeverisë dhe Kongresit për llogari të PD. Sipas Tomorrit kjo është kontrata më e madhe nga një parti.

“Është një kontratë e cila gjurmën e parë shkresore e ka në datën 30 mars, në një letërkëmbim mes kompanisë Continental Strategic dhe zotit Nuredin Seci, që del si përfaqësues i një fondacioni shqiptar, Make Albania Great Again. Është firmosur edhe nga Flamur Noka. PD në rolin e klientit, ka kontaktuar përmes atij që i thotë fondacioni MAGA, fondacion shqiptaro-amerikan, një kompani lobimi që zotërohet nga njëerëz shumë afër presidentit Trump, kundërejt pagesës mujore 250 mijë dollarësh, me qëllim lobimit pranë qeverisë dhe Kongresit për llogari të PD.

Lajme të tjera |  “Kontrata 6 milionë dollarëshe, turp madhështor”, Xhaferaj: Është për interesat personale të Berishës, siç ishte edhe kthimi i tij në krye të PD

Në aspektin financiar afati është 2-vjeçar, por ka një klauzolë që thotë se në rast se një nga palët dëshiron mund ta ndërpresë kontratën pas tre muajsh. Paguhen 750 mijë dollarë, janë paguar ndërkohë, por nëse PD do ta ndërpresë pas 3 muajsh kontratën, njofton pas 60 ditësh kompaninë dhe mbetet kjo shumë.

Cilat janë shërbimet? Kjo është kontratë përmes së cilës PD kërkon akses në Ëashington, në majën e pushtetit amerikan, në qeverinë dhe Shtëpinë e Bardhë.

Të gjithë janë njerëz të rrethit të ngushtë të Donald Trump.

Një nga shërbimet e para, që kompania ka ofruar për llogari të PD ka qenë krijimi i një kontakti telefonik me shefin e kabinetit të Sekretarit Rubio, që është njeriu që ndjek politikën e jashtme.

Lajme të tjera |  Zbulohet shkaku i pazakontë i "blackout"-it masiv në Spanjë e Portugali

Kjo është përmbledhtas thelbi. Nuk është kontrata e parë që bëhet nga një parti në SHBA. Është më e madhja e bërë ndonjëherë. Nëse ezaurohet, është 6 mln dollarë, kontrata më e madhe, por ne nuk mund të themi do të jetë 6 mln, sepse koha e realizimit është 2 vjet dhe instrumenti i ndërprerjes para kohe”- tha Tomorri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us