Berisha si Trump, do çojë në Kuvend ligjin që njeh vetëm dy gjini në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD deklaroi se “ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër”.

Sali Berisha: Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje.

Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione.

Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime.

Lufta me kulturën uoke do jetë një betejë pa kompromis e jona.

Është beteja për të vërtetën. Ne nuk kërkojmë asnjë deformim. Gjërat siç janë.

Lajme të tjera |  "Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!"/ Argita Malltezi i përgjigjet Baton Haxhiut: Vazhdo fol me zogjtë, do të shkosh në gjyq!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us