Berisha sulmon partitë e reja: I frikshëm fakti që futën familjarët në listën e mbyllur, imagjinojeni në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Gjatë fjalës së tij, ai “shigjetoi” partitë e reja, të cilat i konsideron paterica të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, është i frikshëm fakti që ata kanë futur familjarët në listat e mbyllura.

“Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura. Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare. Do bënin atë që bën Edi Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet. Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us