Berisha thotë se shqiptarët e votojnë Edi Ramën nga frika

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot fjalën e tij nga dritarja e banesës ku qëndron nën “arrest shtëpie”, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Berisha u tha qindra mbështetësve që ishin mbledhur poshtë banesës së tij, se shqiptarët e votojnë Edi Ramën vetëm nga frika.

Sipas Berishës, Rama është njeriu më i urryer në Shqipëri, por merr vota për shkak të frikës dhe terrorit që ushtron. Berisha nuk ngurroi ta krahasojë me diktatorët famëkeqë si Stalini dhe Gadafi.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Frika që Edi Rama mbolli në të 4 anët e vendit, solli sot Shqipërinë në terrorin e diktaturës së tij. 

Por frika është ndjenja e cila shkatërron, shpërfytyron qeniet njerëzore.

Lajme të tjera |  Erdogan telefonon Ramën një ditë para zgjedhjeve, ja për çfarë diskutuan

Po të kthehemi pak mbrapa në diktaturë, një histeri të tmerrshme përjetoi Tirana kur vdiq diktatori.

Dhe po të pyesje shqiptarët të përgjigjeshin masivisht se populli e do Enver Hoxhën dhe vdes për të.

Edhe sot po të pyesësh, të përgjigjen se populli e voton Edi Ramën. Populli e donte Enver Hoxhën se ishte i frikësuar dhe i tmerruar.

Populli voton Edi Ramën, sepse Edi Rama ua rrëmben votën, i tmerron dhe i frikëson.

Populli nuk do diktatorët.

Nuk donte Gadafin, Stalinin, nuk donte asnjë diktator dhe njerëzit e lirë nuk mund të duan kurrë diktator.

Kjo është e vërteta për Shqipërinë e shqiptarët.

Demokratë e demokratë, sot më shumë se kurrë duhet të jeni në këmbë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us