Përshëndetje të zjarrtë vëllezër dhe motra. Përshëndetje popullit opozitar, nga zemra uroj sukses në betejën tonë pa kthim. Në betejën e fitores. Në këmbë shqiptarë! Miqtë e mi, këto ditë nuk kemi patur një komunikim zanor me ju, nuk ka qenë vendimi i Edi Ramës që ka ndërpreë komunikimin, por ka qenë një gjendje gripale, e cila kërkonte që të ruhesha për mos rëndimin e saj. Ajo kaloi shkëlqyeshëm. Do t’u rrëfej një gjë. Gjithë jetën kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan ta imponojnë, unë hoqa dorë prej saj dhe nuk do ta bëj ndonjëherë. Edi Rama në traditën e tij më të shëmtuar, të të atit të tij xhelat.