Berisha tregon dritaren nga u futën në Kuvend deputetët e PS-së: Hynë nga vrima e miut

Deputetët e PS-së nuk janë lejuar të hyjnë brenda sallës së Kuvendit nga ligjvënësit e opozitës pasi këtyre të fundit iu bllokua dera nga Garda.

Sipas Berishës, mazhoranca ka gjetur një rrugë alternative për të hyrë brenda nga një dritare.

Ai u shpreh se deputetët e PS hynë në Parlament nga vrima e miut, teksa bëri paralelizëm me futjen në Kryesi ligjvënësve opozitarë disa javë më parë nga dritarja.

“Këtu u katandis parlamenti, deputetët hyjnë nga kjo deriçkë, dritare, e cila përfaqëson vrimën e miut. Ky është fundi i Parlamentit, i narko regjimit të Ramës.

Dritarja nuk është vrima e miut por dera e burrit. Ai që hyn nga dritarja është dera e tarzanit, është tarzan, mos i krahasoni gjërat”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Ilir Vrenozi zbulon TELEFONATËN me Ramën para takimit në Korçë: Kryeministri më ftoi për kafe…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us