Berisha u kërkon ndjesë ish-pronarëve dhe të përndjekurve dhe u jep fjalën: Do ju shlyejmë borxhin brenda një mandati

Sali Berisha, në mitingun mbyllës të fushatës elektorale këtë të premte në Tiranë para zgjedhjeve të së dielës, pati një mesazh edhe për ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë.

Duke u kërkuar ndjesë për ligjet e miratuara më herët në dëm të tyre, ish-kryeministri dha fjalën se do të shlyejë brenda mandatit të parë detyrimet ndaj tyre, ndërsa tha se do të anulojë të gjitha ligjet e Ramës.

“Votoni më 11 maj për mirëqenien tuaj sepse programi ynë në 100 ditët e para do të pesëfishojë subvencionin për çdo fidan të mbjellë për çdo kokë bagëti të mbarështuar. Mblidhuni të gjithë dhe votoni ndryshimin, është voto për suksesin tuaj. Një mesazh kam për ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë duke iu kërkuar edhe ndjesë për gabimet që kjo parti ka bërë në të shkuarën me ligje të caktuara. Ju jap fjalën e nderit se detyrimi që shoqëria shqiptare ka ndaj tyre, Sali Berisha e konsideron borxhin e nderit të tij, i cili do të shlyhet brenda një mandati. Do të anulojmë të gjitha ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit të gjitha pronat si në 1946”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës: Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us