Berisha vijon ‘traditën’, mban sërish miting pas marrjes në pyetje në SPAK: Isha atje për ju

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar dhe këtë të martë “traditën” për të mbajtur miting nga dritarja e banesës. Gjatë fjalës së tij ai u ndal tek paraqitja e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku u mor në pyetje në lidhje me privatizimin e ish-klubit Partizani. Po ashtu nuk munguan akuzat ndaj SPAK dhe prokurorëve të çështjes së tij, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.

Sali Berisha: Sot unë shkova për tu marrë në pyetje për herë të parë pas mbi 3 vitesh hetim fals, nga grupi i organizuar në kriminal të partisë, Dumani, Kraja, Millonaj dhe kompani. Për kureshtjen tuaj kur më pyetën ku banon, ju përgjigja; Rruga e Shpresës.  U dridhën nga frika. U tmerruan nga frika.  Miqtë e mi!  Unë shkova dhe shkova në përputhje me një parim që unë e besoj plotësisht, për të cilin dhe kam luftuar. Në vitin 2012 kemi hequr në parlament mbrojtjen për marrjen në pyetje të deputetëve. Në këtë kontekst, isha i bindur se Edi Rama që nuk kishte lejuar grupin e tij të organizuar në kriminal në Skapin e partisë që të më pyesnin, kishte frikë dhe tmerr nga përgjigjet e mia. Ndaj dhe unë ju deklarova përfaqësuesve të organizatës kriminale të Edi Ramës se jam këtu për ti bërë gjyqin, për të denoncuar aktin antikushtetues të Edi Ramës, keqshfrytëzimin e segmenteve të tij të krimit në Skapin e partisë, për vendosjen e masave të sigurisë pa marrë miratimin e parlamentit, në një akt të mirëfilltë puçist ndaj parlamentit.

Edi Rama i tmerruar nga Sali Berisha vendosi duke besuar se do të intimidonte në mënyrën më antikushtetuese masa ndalimi i daljes jashtë vendit, paraqitja e rregullt në polici, të cilat unë në emrin tuaj dhe të çdo shqiptari që i thotë kushtetutës, kushtetutë dhe ligjit, ligj, i refuzova me përçmimin më të madh. Isha aty për të denoncuar gjithashtu aktin prej burracaku, aktin prej frikacaku, aktin e turpshëm kriminal të kreut të narkoshtetit Edi Rama, që urdhëroi grupin e strukturuar kriminal të tij në Skap të kryesuar nga Damani, Kraja, Millonaj, por dhe plotë të tjerë aty, ti kërkojë parlamentit rëndimin e masave, jo mbi bazë faktesh, provash, dokumentesh, se ato nuk ekzistonin, por ti kërkojë mbi bazën se unë refuzova aktin e tyre puçist dhe parlamenti i Lindës së parlamentit, në një akt të pashembullt, pa dosje, pa prova, pa fakte, pa dokumente në prani të 50 gardistëve aktin e arrestimit tim, me burg apo në shtëpi, heqjen e imunitetit e me radhë.

Sot, për herë të parë, Berisha u mor në pyetje nga SPAK lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, si person nën hetim. Seanca ndaj tij u mbajt në orën 10:00 dhe zgjati 90 minuta.

Lajme të tjera |  Mërtiri: Rama rrëzohet vetëm nëse Berisha ikën nga PD-ja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us