Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar për herë të parë në burgun e Fierit për të takuar ish-deputetin Ervin Salianji. Numri një i PD-së ishte i shoqëruar nga truprojat e tij dhe nga sekretari i Përgjithëm i PD-së, Flamur Noka.
Kjo është hera e parë pas lirimit nga “arresti i shtëpisë” që Berisha shkon për të takuar Salianjin, ndërkohë që me vete i ka marrë edhe një “dhuratë”, të cilën e ka marrë me vete.

Pasi ka dalë nga institucioni i vuajtjes së dënimit, Berisha ka pasur kritika për mungesën e kushteve, duke premtuar se shumë shpejt demokratët do të kërkonin ngritjen e një komisioni për të verifikuar kushtet në të cilat të dënuarit vujanë dënimit. Ndërsa po ashtu, zbuloi se si dhuratë Salianjit i kishte dërguar 2 libra, njërin nga Franc Kafka
Morali i tij (Salianjit) ishte i lartë. I dhurova librin e Franc Kafkës, i solla dy libra njëri ishte i Franc Kafkës. Personeli ishte i sjellshëm, nuk kam ndonjë…por nuk mjafton personeli, por duhet të kenë ngrohje në çdo dhomë, jo Nuredinin ta mbajnë me palestër dhe me televizion e të tjera, kurse këta këtu…Pavarësisht sesi janë, këta meritojnë më të mirën. Nuk ua kanë dhënë as lekët, Policia e Burgjeve nuk u ka dhënë as lekët që u takojnë. Këtu nuk pyeta, por më kanë ardhur informacione nga burgjet e tjera,“-tha Berisha ndër të tjera.
Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t’u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe do të vuajë dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë. Aktualisht, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji po kryen dënimin në burgun e Fierit.