Berisha: Vizitorët heqin të zinjtë e ullirit, s’kanë transport të garantuar. Këta e konsiderojnë turizmin sektor për të zhvatur! Ne angazhohemi…!

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se turistët në Shqipëri, heqin të zinjtë e ullirit, pasi nuk kanë transport të garantuar dhe sipas tij as rrugë të mira.

Berisha gjithashtu deklaroi se qeveria aktuale e konsideron turizmin një sektor për të zhvatur, ndërsa u zotua se kur të vijë në pushtet do t’u japë zgjidhje problemeve.

Berisha: Këtu i kanë zhdukur institucionet turistike. Nuk ka teatër, nuk ka aktivitete tjera. Është zhdukur cirku, teatri i kukullave. Nuk ekziston një transport i garantuar për turistët. Ky s’mund të jetë transport privat, por publik. Vjen tjetri në Dhërmi dhe nuk mund të shkojë në Himarë, se nuk ka autobusë. Këta 12 vite kanë administruar 65 miliardë euro buxhete në total dhe përveç pllakave që kanë shtruar në sheshet e qyteteve me një çmim 8 herë më shumë sesa kostoja. 2300 mijë euro rrasat e gurit në sheshet e qyteteve dhe për të ardhur turisti nga Muriqani në tiranë dhe për të shkuar të jug heq të zinjtë e ullirit.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Ne angazhohemi për një përqendrim të madh dhe së bashku me ju do u japim përgjigje problemeve.

Çdo i huaj që hyn në vend, çështja nr.1 është siguria. Si u vra ajo anglezja në Tiranë, nuk e di. Tjetra këtu. Nëse themi për formalizim, e para është siguria. Ne nuk synojmë falimentim, por sukses biznesi.

Këta e konsiderojnë turizmin një sektor për ta zhvatur. Jo! Turizmi është  sektor jetik dhe ka ndikim të fuqishëm në prodhimin e vendit. Ajo dëshirë që unë kam gjetur kudo të njerëzve që do na vijën turistët, do prodhojmë, do na ndryshojë jeta, është një e drejtë e tyre. Turizmi do të formalizohet për të kontribuar në sukses, jo për ta falimentuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us