Berisha: Votat shkonin për “princeshën e burgjeve”, Sara Mila! Në disa qendra votim kanë votuar komsionerët gjithë ditën!

Kreu i Parisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme me gazetarët, ka deklaruar se PD ka të dokumentuar që në disa qendra votimit për zgjedhjet e 11 majit është votuar nga komisionerët në favor të deputetet socialiste Sara Mila.

“Do u tregoj qendrat e votimit, ku gjithë ditën votojnë komisionerët dhe ato vota shkojnë për “princeshën e burgjeve”, Sara Mila. Janë të dokumentuara”, tha ai.

Më tej Berisha shtoi se zgjedhjet ne vend sipas tij zhvillohen “ne kushtet e terrorit të paparë politik, të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale”.

Berisha: Aty ku Sara Mila dhe Akend Balla shkojnë me hanxharët e Troplinëvë dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë. Pra, këtu është problemi, se zgjedhjet zhvillohet ne kushtet terrorit të paparë politik, të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale.

Do u tregoj nesër qendrat e votimit, ku gjithë ditën votojnë komisionarët dhe ato vota shkojnë për “princeshën e burgjeve”, Sara Mila. Janë të dokumentuara, ne këtë po bëjmë. Me kallashnikov nuk i mbrojmë dot, por do dëshmojmë gjithçka.

Lajme të tjera |  Irani thotë se sulmet e SHBA do të marrin “përgjigje”, ndërsa Trump pretendon se “ua mori bombën nga duart”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us