Besa për “autokritikë”, Kukësi “all-in” për fitoren në transfertë

Besa – Kukësi është një nga duelet e ditës së shtunë në Kategorinë e Parë. Duel shumë i rëndësishëm për ekipet që kërkojnë fitoren për objektivat e tyre.

2 skuadra që luftojnë në kahe të kundërta. Kavajasit synojnë fitoren për të mbajtur hapin e ekipeve të kreut, ndërsa nga ana tjetër Kukësi synon të shmangë zonën “Play-out”.  Në fakt kjo është një sfidë e veçantë për Emiliano Çelën.

Timonieri i besë do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij, Kukësit dhe duke qenë se e njeh mirë këtë ekip synon ta godasë në pikat e dobëta. Ndërkohë nga krahu tjetër verilindorët nuk kanë më çfarë humbin dhe ndaj kavajasve do të jenë “all-in” vetëm për triumfin.

Lajme të tjera |  Trajneri i njohur britanik fyen Shqipërinë, e quan ‘rival të kotë’: As kam ndërmend ta shoh ndeshjen. Çfarë të shoh, si do fitojmë 5-0?

Vetëm fitorja do t’iu bënte punë në situatën e vështirë ku ndodhen, ku prej 4 javësh nuk kanë mundur të marrin asnjë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us