Besa – Pogradeci drejt Superiores, mësohet kur do të luhet finalja e “Play-Off”-it

Besa dhe Pogradeci do të jetë finalja e “Play-Off” të Kategorisë së Parë, me ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë për të tentuar edhe ngjitjen në Superiore.

Një duel shumë i rëndësishëm mes 2 skuadrave që në këtë sezon në Kategorinë Superiore kanë bërë paraqitje shumë pozitive. Tashmë është mësuar se kur do të luhet kjo finale.

Skuadrat do të përplasin “brirët” mes tyre më 28 prill, me stadiumin që do të përcaktohet në ditët në vijim. Fituesi i këtij çifti do të ketë mundësinë të luajë një tjetër “finale”, këtë herë me skuadrën e vendit të 8-të në Superiore, ku më pas do të mësohet se cila prej ekipeve do të jetë në elitë.

Lajme të tjera |  “Trembet” Partizani, rikthime me “peshë” te Elbasani para finales për “Final – Four

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us