Besa – Pogradeci finalja e Play Off-it për Superiore, ja kur do të zhvillohet përballja

Besa dhe Pogradeci siguruan finalen e play off-it të Kategorisë së Parë, ku do të përcaktohet ekipi që do të përballet me skuadrën e renditur në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”.

Në ndeshjet e luajtura ditën e sotme, Besa barazoi me Apoloninë 1-1 në stadiumin ‘Niko Dovana’ dhe sipas skemës së përcaktuar nga FSHF skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikohet për në ndeshjen finale në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt.

Ndërsa Pogradeci triumfoi ndaj Burrelit me rezultatin 0-1 dhe siguroi finalen e play off-it.

Më 28 prill do të luhet sfida finale e fazës play-off, Besa- Pogradeci, për të vendosur skuadrën që do të përballet me ekpin e renditur në vendin e tetë në kampionatin “Abissnet Superiore” në finalen e play out-it, që do të përcaktojë se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Lajme të tjera |  4 ekipe zbresin në fushë, luhen 2 ndeshjet e “Play-Off” të Kategorisë së Parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us