Situata e Ciro Immobile në Besiktas së fundmi nuk ka qenë aspak e mirë. Me ardhjen e Ole Gunnar Solsjkaer, ish-sulmuesi i Lazios nuk ka pasur vazhdimësinë e duhur me skuadrën bardhezi.
Siç raportojnë mediat italiane, Besiktas i ka komunikuar sulmuesit 35-vjeçar se nuk do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm. Tashmë ekipi i Muçit dhe i Rashicës ka bërë plan të transferojë në kryeqytetin turk ish-sulmuesin e Borussia Dortmund.
Bëhet fjalë për Niclas Fullkrug i cili aktualisht luan me skuadrën e Ëest Ham. Ai nuk po kalon aspak një moment të mirë në Premier League, ku ka shënuar 3 gola dhe dy asiste në 13 paraqitje.