Besiktas synon afrimin me klubin e Mujës, Muçi sfidohet nga mbrojtësi shqiptar në Turqi

Sot luhet sfida midis Besiktas dhe Alanyaspor në javën e 17-të të Superligës turke. Dy shqiptarë zbresin në fushën e lojës, respektivisht nga një për secilën skuadër.

Ernest Muçi dhe Fidan Aliti janë titullar në takimin që luhet në Stamboll, në shtëpinë e ‘Shqiponjave’. Rashica për bardhezinjtë nuk ndodhet as në pankinë, ndërsa legjionari i sulmit të Besiktas pozicionohet në krahë si anësor.

Aliti, mbrojtësi nga Kosova po bën mirë në eksperiencën turke pas asaj në Suedi. Fidani ka gjetur dhe golin në javët e fundit të kampionatit turk.

Futbollisti i Kombëtares synon pikët për t’u afruar me zonën europiane, më saktë me skuadrën e Arbnor Mujës. ‘Dardani’ do maksimumin sot kundër lojtarit kuqezi për të shmangur 4 vendet e fundit që të çojnë drejt një kategorie më poshtë, aty ku ndodhen Seferi e Ajeti me Bodrumspor.

Besiktas synon afrimin me klubin e Mujës, Muçi sfidohet nga

Fidan Aliti në formacion
Besiktas synon afrimin me klubin e Mujës, Muçi sfidohet nga

Muçi në formacion
Lajme të tjera |  VIDEO/ Italia për turp, Norvegjia e Haaland e “shpërbën” në Oslo

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us