Besiktasi sfidon dy klubet e Serie A, Ardian Ismajli në udhëkryq për të ardhmen

Ardian Ismajlit mbetet ende në udhëkryq për të ardhmen, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares është zyrtarisht një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Empolin. 28-vjeçari ka përfunduar një sezon mjaft të mirë në Serie A dhe tashmë është kthyer në objektiv të disa skuadrave në Europë.

Besiktas, një ndër klubet më të mëdha në Turqi ka kohë që ndjek me interes situatën e Ismajlit dhe është gati ta afrojë në radhët e veta, por konkurrenca nuk mungon as nga Italia. Bologna dhe Verona, dy klube që kërkojnë të forcojnë prapavijën për sezonin e ardhshëm, e shohin mbrojtësin shqiptar si një mundësi të vlefshme dhe me kosto zero.

Lajme të tjera |  Ofertë e artë për Gjimshitin, sheikët nga Katari nuk i ndahen kapitenit kuqezi, “trokasin” zyrtarisht tek Atalanta

Fakti që Ismajli është pa kontratë e bën atë një përforcim të arsyeshëm financiarisht për çdo klub. Paga e tij aktuale, rreth 900 mijë euro bruto në sezon është e përballueshme si për klubet italiane, ashtu edhe për Besiktasin që ka kapacitete më të mëdha buxhetore.

Për momentin lojtari po vlerëson me kujdes të gjitha ofertat, ndërsa vendimi final pritet të merret në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us