“Besoj te kualifikimi në Botëror”, Arbër Hoxha firmos fitoren me Serbinë: Ndeshje me emocion, por përqendrohemi te fusha

Në Konferencën e sotme për shtyp ishte i pranishëm Arbër Hoxha, i cili foli për duelin me Serbinë dhe Letoninë.  Lideri kuqezi pritet të marrë minuta përballë një rivali që luan fort.

Serbia? Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë se kundërshtari ka cilësi dhe ne do të japin maksimumin. Besoj dhe shpresojmë të fitojmë ndeshjen.

Kërkesë nga rrethi shoqëror? Jemi profesionistë dhe do të luajmë në fushë. Është ndeshje e vështirë dhe mjaft emocionale.

Luftë për biletë nga tifozët? Ndeshje shumë e vështirë dhe kjo vendos për një vend në “Play-Off”. Besoj se do të fitojmë ndeshjen dhe kemi shpresë për në Botëror.

Nedim Bajrami? Konkurenca të bën më të fortë, jemi këtu për të dhënë më të mirën. Sa minuta do të kemi do të japim më të mirën tonë.

Unazë në gishtin e martesës, një dhuratë para Serbisë? Jam vetëm i fejuar, shumë shpejt do të martohem (qesh).

E keni parë duelin në 2014, çfarë emocionesh keni? Unë  e kam parë atë ndeshje, ishte shumë emocion në atë sfidë. Ne duhet të bëjmë më të mirën në fushë dhe të përqendrohemi te fusha.

Fitore me Serbinë dhe humbje me Letoninë, do e pranonit? Çfarë të them, po do e pranoja”, ka përfunduar Hoxha.

Lajme të tjera |  QETËSI te Kombëtarja shqiptare, kuqezinjtë marrin LAJMIN E MADH para sfidës me Serbinë

Kujtojmë e dueli me Serbinë do të luhet ditën e shtunë, ora 20:45 në “Arenën Kombëtare”, ndërsa 3 ditë ma pas do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us