Biden kthehet me urgjencë në Uashington, tensionet Iran-Izrael kapin majat!

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është kthyer në Uashington duke anuluar një udhëtim të tijin, kjo për shkak të tensioneve gjithnjë e në rritje për një sulm të mundshëm të Iranit ndaj Izraelit.

Biden do të zhvillojë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken si dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Në këto orët e fundit, kanë qarkulluar raportime të shumta për një situatë të tensionuar në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Kështu, mediat e huaja raportojnë se Në Izrael është dhënë urdhri për ndalimin e aktiviteteve shkollore, si dhe ndalimin e grumbillimit të më shumë se 1 mijë personave në një vend.

Gjithashtu raportohet se Tel Avivi dhe qytete të tjera në Izrael janë duke vuajtur mungesën e energjisë elektrike, për shkak të një sulmi kibernetik. Ky raportim është i pakonfirmuar zyrtarisht.

Lajme të tjera |  Përçarje në PD për hapjen e kutive? Ilirjana Kuçana: 5 vota kaluan nga emri im në emrin e një kandidati tjetër

Sipas Middle East Spectator, pak çaste më parë Izraeli ka thirrur me urgjencë një mbledhje të Kabinetit të Luftës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us