Biden: SHBA-ja nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të shtunën se SHBA-ja nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit, pas fitores së Lai Ching në zgjedhjet presidenciale. Lai Ching i partisë në pushtet DPP, është i njohur për mbrojtjen e identitetit të veçantë të Tajvanit dhe refuzimin e pretendimeve territoriale të Kinës.
“Ne nuk e mbështesim pavarësinë…”, deklaroi Biden, kur u pyet për zgjedhjet e së shtunës në Tajvan.

Disa orë përpara se të hapeshin qendrat e votimit, Washingtoni kishte paralajmëruar “do të ishte e papranueshme” për “çdo” vend që të ndërhynte në zgjedhje.

Tajvani, një ishull fqinj që Kina pretendon si jo të pavarur, ka qenë një histori suksesi demokratik që nga mbajtja e zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta presidenciale në vitin 1996, kulmi i dekadave të luftës kundër sundimit autoritar dhe ligjit ushtarak.

Lajme të tjera |  Votat preferenciale në Tiranë, kryesojnë Gonxhja, Xhafaj e Alimehmeti. Mbeten jashtë Kuvendit Majko, Meta, Idrizi dhe Qori

SHBA-ja është mbështetësi dhe furnizuesi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit me armë, pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare diplomatike me ishullin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ia uroi fitoren Chingut në zgjedhjet presidenciale.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us