Një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Brigada VIII”.
“Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, njofton policia.