Bie nga lartësia, vdes tragjikisht punëtori shqiptar në Milano. Flinte në kantier

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Bareggio të Milanos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, një 53-vjeçar shqiptar, ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash nga struktura e një magazine të një kompanie zdrukthëtarie, e cila po rikonstruktohej.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur, ka qenë duke fjetur në kantierin ku po zhvilloheshin punimet. Në kantier janë gjetur edhe veshjet dhe sendet e tij personale, një tjetër detaj që vërteton hipotezën se ai ka fjetur aty.

“53-vjeçari i divorcuar, mesa duket i ka kaluar netët në kantier për arsye familjare”, shkruan “Milano Today”.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 07:15 të mëngjesit të sotëm, kur ende nuk kishte nisur orari zyrtar i punës. Sipas “Corriere della Sera“, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti në fasadën e kantierit.

Lajme të tjera |  Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Vdekja e 53-vjeçarit është nën hetim nga policia italiane për të mësuar motivet e kësaj ngjarje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us