Bien pistat e De Biasit, Duros, Osmanit dhe Gjokës, Sinan Idrizi zgjedh një trajner kryeqytetas

Flamurtari prej kohësh është në kërkim të një timonieri. Në fakt kjo është një nga “çështjet” më delikate në Vlorë, pasi shumë emra janë përfolur gjatë kësaj kohe për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Nga Gianni de Biasi, te Ernest Gjoka, Shpëtim Duro dhe Qatip Osmani e Mirel Josa, një sërë emrash shumë të njohur në Shqipëri si mundësi për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Por tashmë duket se shumë pista kanë rënë dhe në “pole-position” duket Mirel Josa.

Timonieri kryeqytetas së fundmi ka fituar besimin e Sinan Idrizi. Ky i fundit e ka bërë ofertën për Josën dhe është në dorën e ish-trajneri të Skënderbeut të vendosë nëse do ta pranojë apo jo.

Lajme të tjera |  Paga iu rrit pas Europian, ja sa përfiton Silvinjo nga drejtimi i Kombëtares shqiptare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us