Gjermania ka ngritur alarmin se një përplasje e armatosur mes NATO-s dhe Rusisë është e mundshme në muajt e ardhshëm. Gazeta gjermane Bild në shkrimin e saj i referohet një dokumenti sekret të Forcave të Armatosura Gjermane, sipas të cilave Rusia do të pushtojë shtetet baltike të NATO-s që në korrik.
Në dokument thuhet se Rusia mund të nisë “sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride”, kundër Baltikut në korrik. Kulmi përfshin vendosjen e qindra mijëra ushtarëve të NATO-s dhe fillimin e luftës në verën e vitit 2025. Gazeta gjermane shkruan se Rusia mund të përsërisë pushtimin e vitit 2014 në Ukrainë në territorin e NATO-s me mbështetjen e Bjellorusisë, pas zgjedhjeve në SHBA, kur Shtetet e Bashkuara mund të mbeten pa lider.
Pas shkrimit Moska ka reaguar menjëherë.
“Bild nuk heziton të shkruajë mashtrime, ndaj do të preferoja të mos komentoja”,- u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një përgjigje për gazetarët që i kërkuan një reagim ndaj artikullit të gazetës gjermane.
Ndërkojë shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Micael Byden, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen vullnetarisht organizatave të mbrojtjes për një konflikt të mundshëm të armatosur të nxitur nga Rusia.