Ekzistojnë disa teori konspirative që lidhen me miliarderin Bill Gates dhe pikërisht kjo është një nga arsyet që e shqetësojnë atë. I ftuar në podkastin “The Rest is Politics”, Gates foli për shqetësimin që përjeton në rrugë dhe atë për shkak të teorive të ndryshme konspirative që lidhen me të.
68-vjeçari ka shpjeguar se si në disa raste i ka ndodhur që njerëzit i janë afruar në rrugë dhe i kanë thënë se si ai i ka vendosur “çipa” dhe se “po i përndiqte”.
“Kjo ishte krejtësisht e papritur. Ju pothuajse duhet të qeshni me të gjitha. Zonjë, pse do të doja të dija ku jeni? Dua të them,a e kaloj vërtet kohën time duke ju ndjekur?. Ose kur thonë se unë përfitoj nga vaksinat apo se vaksinat janë të këqija për fëmijët”, –tha Gates.
Sipas tij ka njerëz që ndjekin teoritë e konspiracionit dhe më pas vlerësojnë nëse janë jashtë kontrollit.