BKH kontrolle tek galeria ‘Harabel’ e Ajola Xoxës, reagon SPAK!

Detaje të reja nga veprimi hetimor i SPAK, që sekuestroi telefonin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit kanë shkuar tek selia e galerisë ‘Harabel’ e Ajola Xoxës që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

BKH ka ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.

SPAK ka reaguar për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.

Lajme të tjera |  Kryemadhi shpërthen kundër Tedi Blushit: E largoi Metën nga shtëpia, nëse do fustanin dhe takat e mia, ia jap

Reagimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal.

Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us