Bledi Shkëmbi bëhet me “krahë”, timonieri korçar ka “piketuar” 11-të “luftëtarët” e derbit (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Tirana është përgatitur deri në detaje për duelin me Dinamon, përballje kjo që do të luhet në orën 15:30 në “Egnatia Arena”. Derbi merr vëmendjen dhe është shume delikat, pasi në këtë përballje do të vendosen edhe fatet e bardhebluve në Superiore.

Përpara kësaj sfide Gledi Mici ka qetësuar Bledi Shkëmbin. Mbrojtësi la fushën i dëmtuar në duelin me Bylisin, por fatmirësisht nuk ka dëmtim serioz dhe ndaj dinamovitëve do të jetë i gatshëm.

Ndërkohë nga krahu tjetër, një tjetër futbollist ka “ngrohur” timonierin korçar. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e skuadrës, Demeble. Ky i fundit pasi shfaqi disa probleme fizike ka mundur të rikuperohet në kohë dhe të jetë gati për këtë derbi.

Lajme të tjera |  Ëndërronin përsëritjen e tripletës së 2010, Interi rrezikon ta mbylle sezonin “thatë” (STATISTIKAT)

Kjo bën me “krahë” Shkëmbin, i cili do të mund mbështetet te shërbimet e tij në një nga sfidat më vendimtare të këtij sezoni. Aktualisht ndodhen në vendin e parafundit në kampionat dhe fitorja në derbi do t’i shpëtonte nga rënia direkte, teksa do të pozicionoheshin në “Play-Out”.

Formacioni i mundshëm:

Tirana: Selmani, Kola, Dembele, Mici, Vera, Rafael, Smaçi, Soler, Përgjoni, Ndreca, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us