Bledion Nallbati pengon rrugën e autobotit, policia e largon me ujë! Demokrati i nxjerr gishtin e mesit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është përplasur me policinë, teksa ai qëndronte para autobotit me ujë, duke e penguar atë të lëvizte.

Në një moment, deputeti demokrat dëgjohet të thotë “hiqe dorën, jam deputet”, ndërsa shihet se një efektiv me skafandër e kap atë nga dora.

Ndërkohë në një tjetër episod, teksa policia shpërndan protestuesit me ujë, presioni ka kapur edhe deputetin Nallbati.

Ky i fundit i revoltuar shihet teksa i nxjerr gishtin e mesit policisë.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us