Blendi Fevziu me matësin në dorë analizon frutat dhe perimet: Helmi që na japin çdo ditë

Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka bërë një analizë të disa fruta dhe perimeve në treg, nga ku ka rezultuar se kanë një nivel të lartë nitrati. Në një video të postuar në rrjetin social Instagram, Fevziu shihet me një detektor në dorë, ku ka matur nivelin e nitratit në disa fruta. Në bazë të matjes ka rezultuar se frutat dhe perimet kishin një nivel shumë më të lartë se normalja.

Masa e tyre duhet të jetë 90 por rezultati është shumë herë më i lartë, detektori ka shënuar 1000. Fevziu nivelin e larte të nitratit tek frutat dhe perimet e ka quajtur kriminale, teksa thotë se është si të pish çdo ditë helm.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

“Sot paradite më ndodhi diçka e frikshme. Ime shoqe më thirri për të më treguar një gjë që vlen jo për mua, por të gjithë ju dhe që përbën një shqetësim. Disa kohë më parë në një takim me lexues një djalë më fali një detektor për të matur nivelin e nitratit dhe të rrezatimit te fruta perimet. Ime shoqe që e përdor atë më tregoi se çfarë problemi kishte me pjeprin. Shikojeni, ky është një pjepër i blerë dje në pazar. 1000 nga 90 që duhet të jetë masa. Në të gjitha matjet shkon nga 700 në 1000. Është e frikshme. 1000 e ca përqind më i rrezikshëm me përmbajtjen e nitratit. Do doja ta bëja dhe më një tjetër, për të provuar që ka edhe të mira. Po shkoj tek nektarina. Po provoj nektarinën dhe matjen e saj. Nektarina rezulton 30 nga 60. Që është gjysma e normës. Është krim, po e quaj këtë (i referohet pjeprit) një gotë helm që ti e pi pak nga pak çdo ditë”, shprehet Fevziu.

Lajme të tjera |  Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën: Të braktisim shpopullimin, të zgjedhim ndryshimin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us