Blendi Gonxhja: Kemi vende të lira, por të rinjtë s’duan të punojnë në shtet! Kanë frikë të firmosin dhe nga hetimet

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ftuar këtë të martë të studentët e Fakultetit të Ekonomisë, por dhe gjithë të rinjtë që të punojnë në administratën publike, pasi ka shumë vende të lira pune. Por ministri ka shpjeguar dhe pse mungojnë aplikimet e të rinjve në administrate. Sipas tij, ata kanë frikë të firmosin dhe kanë frikë nga hetimet. Kjo nisur nga punonjësit dhe drejtuesit e lartë të administratës publike që kanë përfunduar në pranga për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Blendi Gonxhja: Ne kemi shumë vende pune. Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe njëherë tjetër të punojnë në shtet. Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer. Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet. Unë i kam bodrumet në depresion total se aty punonte ekonomia që kam gjetur, në bodrum. Në një shtet që vuante për ekonominë, ekonomia punonte në bodrum. Rrogat shumë të ulëta, po mundohemi t’i ngremë. Shumë shpejt të kalojmë në kushte të tjera. Duhet dhe ndihma juaj që njerëzit të aplikojnë. Janë 126 vende që presim, procedurat e DAP-it janë të tilla, marrin pak kohë.

Lajme të tjera |  “Rama është i dërguari i Zotit”, kandidati për deputet në Elbasan: E solli në vitin 2013, për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us