Blendi Gonxhja: Në rang vendi PS synon 78 deri në 80 mandate

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Blendi Gonxhja, gjatë një interviste në emisionin Zona Zero me gazetarin Milaim Zeka në Top News, deklaroi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare përfaqësojnë një garë të vërtetë dhe të vështirë, sidomos në Tiranë. Ai vlerësoi sistemin aktual me lista të hapura dhe e cilësoi “menunë” e kandidatëve si të pasur dhe përfaqësuese.

“Janë 49 kandidatë në Tiranë, 37 në listën e hapur dhe 12 në të mbyllur. Është një garë reale dhe e fortë”, tha Gonxhja, duke nënvizuar se qytetarët kanë në dorë të zgjedhin përfaqësuesit më cilësorë për Kuvendin.

“Nëse punojmë pak, mund të kemi 6 deputetë. Po punuam mirë, bëhemi 7 ose 8. Po punuam jashtëzakonisht mirë, bëhemi edhe 9. Mendoni 37 për të zgjedhur 9 në një menu shumë të bollshme, elektorati, qyteti, kryeqyteti qarku, gjithë kategoritë e atyre që na gjykojnë, e kanë mundësinë që t’i shtojnë parlamentit të ardhshëm nëpërmjet këtyre 20 apo 21 deputetëve, një cilësi shumë të lartë”, shtoi ai.

Lajme të tjera |  "Oligarkët janë majmur, ti i mbron me pasion..."/ Rama flet për përjashtimin nga taksat për investimet strategjike

Blendi Gonxhja theksoi se fushata është sfiduese, pasi kandidatët duhet të shtrihen në pesë bashki të ndryshme të qarkut: nga Paskuqani e Kavaja, te Vora, Rrogozhina e Kashari.

“Unë mendoj që 20-ta duhej të ishte objektivi minimal i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë dhe mendoj duhet të fitojmë edhe 21. Gjithmonë në rast se ne të gjithë luftojmë bukur dhe nuk shkalafitemi dhe nuk harxhojmë energjitë tona për të njëjtat vota që janë votat e sigurta të Partisë Socialiste dhe shkojmë dhe të bëhemi lëmsh për po ato vota.

Në nivel kombëtar, Gonxhja shprehu optimizëm se Partia Socialiste do të arrijë të paktën 78 mandate, me synimin final për 80.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us