Blendi Klosi, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi fitoren e thellë të PS-së në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se fitorja spektakolare ndodhi sepse shqiptarët reaguan shumë mirë, vlerësuan punën e mazhorancës, duke dhënë më shumë vota se katër vite më parë, një votë masive kundër opozitës.
Pjesë nga biseda
Blendi Klosi: Nuk ka rëndësi numri, por mënyra si reagoi komuniteti. Që para dy vitesh kur Edi Rama ka thënë do të kemi fitore spektakolare, ju më pyetët ç’do të thotë dhe ju thashë si do të reagojnë njerëzit. Shqiptarët reaguan shumë mirë, duke dhënë më shumë vota se katër vite më parë, një votë masive kundër opozitës. Një mungesë prej 200 mijë vota për krahun opozitar, që bëri që numrat të kalonin shumë fort në krahun tonë. Forca në Parlament si me 72 si me 83 njëlloj është e garantuar mazhoranca.
Ylli Rakipi: PS siguroi fitore të thellë. Me thënë të drejtën, është për t’u habitur se si pas tre mandateve fitoni mandate të katërt kaq thellë. Cili është çelësi i suksesit të kësaj partie? Është mjaft e rrallë për vendet demokratike.
Blendi Klosi: Po të pyesësh Bushatin do të thotë më mirë të mos garojë fare PD në mandatin e pestë. Sidomos po të jetë Sali Berisha, mandati i 2029 do të jetë më i thellë se ky, nëse opozita nuk reflekton dhe nuk gjen arsye te vetja. Sa i përket pyetjes, pse qeverisja shton mandatet? Njerëzit shikojnë punët në terren, investimet, ekonominë e tyre, mirëqenien dhe shohin alternativat në fund. Nuk besoj se ka patur njeri që dyshonte, që jo vetëm do të fitonte Edi Rama, por do të bënte më shumë punë të mira sesa Doktori që është provuar, kishte shumë mangësi, por edhe figurat që prezantoi… Ishte garë që nuk kishte dyshim që do të ishte fituese PS. Arsyeja pse shtohet mbështetja, është mënyra se si qeveriset. Për opinionin publik, kjo qeverisje është më e mirë, Shqipëria jo vetëm se themi ne, por votat dëshmtojnë se ndihen më mirë.
Ylli Rakipi: Në qarkun e Dibrës morët rezultat shumë pozitiv dhe e përmbysët në favor të PS. Ç’bëtë ju nga 2021 që morët këtë rritje?
Blendi Klosi: Rezultati jo vetëm u kthye, por me diferencë shumë të mirë. Ne morëm mandatin e 3 dhe shkuam në 13,500 vota plus, pothuajse po shkonim drejt 4 mandateve. Nëse qarku do të kishte më shumë votues, do të ishim më pozitivë. Në qarkun e Dibrës ka një arritje të jashtëzakonshme. Kushdo e ka patur mundësinë të shkojë e kupton, nga qendra e Peshkopisë në Qendër të Tiranës shkohet për një orë. Rruga e Arbërit e afroi shumë me metropolin. Investime të jashtëzakonshme. Trajtim shumë i mirë i problematikave dhe njerëzit reaguan shumë pozitivisht. Pra, kishte shumë arsye të votonin. Edhe puna e strukturave, e çoi edhe garancinë tonë