Bletërritësi i Librazhdit: Njihuni me 81-vjeçarin, ka mbi 50-vjet që rrit bletë

Rustem Muratin, nga  Sopoti i Librazhdit e njohin të gjithë si mjeshtrin e bletëve. 81 vjeçari thotë për Euronews Albania se ka më shumë se gjysmë shekulli që mbarështron bletë. Për të bleta është i vetmi insekt që punon për njëriun.

“Unë e kam pas trashigimi nga gjyshi nga baba im. jam nga Sopoti dhe kam punuar dhe kam parë rezultate për këtë punë. është i vetmi insekt që punon për njëriun, do içik punë por është tërheqës. Tashi marr edhe punëtor drejt llafit, para tre-katër viteve edhe e mundja por tani se mbaj më unë sado që të them”, tha Murati.

Për të siguruar mjalt cilësor bletërritësi 81 vjeçar, tregon edhe disa nga sekretet që e kanë bërë atë të suksesshëm.

Lajme të tjera |  Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

“Sekreti është se duhen ndërruar mamat iher ne dy vjet, dy vjet e gjys edhe trajtimi ilaçet dhe gjetja e kullotës verore ku ka vënde që janë më të mira më të përshtatshme. Sepse varet nuk është si një vit në tjetrin apo si një vend një tjetër, ndryshon”, tha Murati.

Për njerëz si Rustemi, tregu nuk është problem, pasi është cilësia e mjaltit ajo që garanton klientin.

“Kam disa nga Tirana që vijnë e ma marrin tek shpia se unë nuk dal, skam edhe moshe por këtu e shes tek shtepia. Për bletarët e rinj fillimisht biznesi duhet nisur nga pak që ta rritesh sepse menjeher me të madhe me shumicë humb. Unë kështu e kam filluar për vete dhe kush me ka pyetur këtë u them”, tha më tej Murati.

Lajme të tjera |  “Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, është i vetmi “rrotë same” në atë grumbull mbetjesh”, Rama ironizon LaCivita

Klima e favorshme e malësisë së Librazhdit bën që mbarshtrimi i bletëve të vijë gjithnjë në rritje.

“Bashkia Librazhd ka një terren mjaft të gjërë malorë të favorshem për mbarshtrimin e bletëve. Në këtë territor kemi nbi 30-35 aplikantë bletërritës që marrin subvencion nga bujqësia, por në fakt ka një masivizim më të madh të aktivitetit te mbarshtrimit te bleteve, dhe numri i tyre myund të shkoj deri ne 500-600 fermere”, tha Hysni Hoxha, Drejtor i Bujqësisë, Bashkia Librazhd.

Në Qarkun e Elbasanit, Librazhdi mbetet i vetmi rreth që ka numrin më të lartë të bletëve. Mjalti i Librazhdit ka arritur edhe në tregjet europiane.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us