‘Blindohet’ Sauku / Policia në ndjekje të “ushtarit” të Ervis Martinajt, Eljon Hato

Forca të shumta policie kanë zbarkuar këtë mbrëmje në Sauk, në një aksion për kapjen e Eljon Hatos.

Mësohet se në këtë zonë është konstatuar sot makina e Hatos, ndërsa forcat e policisë, FNSH dhe RENEA janë duke krehur zonën për kapjen e Hatos.

Eljon Hato, i cili njihet edhe si “ushtari” i Ervis Martinajt, është i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, i akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Hato mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë përplasjes në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku të pranishëm ishin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata. Gjatë përplasjes me armë në atë kohë humbi jetën Fabiol Gaxha.

Në vitin 2014, Hato akuzohet se nën efektin e alkoolit vrau me armë zjarri një bashkëmoshatarin e tij.

Lajme të tjera |  "SPAK ngatërron ëndrrat me faktet", Meta: Karta bankare nuk ka as edhe lidhjen më të vogël me mua

Hato gjithashtu dyshohet se në vitin 2015 kishte porositur vrasjen e shtetasit A.T., mjek radiolog i spitalit rajonal të Shkodrë, ngjarje që u shmang nga Policia duke arrestuar autorin pak para krimit.

Për kapjen e Hatos janë zhvilluar disa aksione të mëparshme, por pa rezultat. Më i fundit ka qenë ai në muajin janar, kur Hato arriti të largohej nga shtëpia e tij duke lënë pas dy qentë, një prej të cilëve u qëllua dhe u vra nga policia.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us