BLOFI i Bashës: E kisha paralajmëruar Berishën për pasojat…por çfarë rrëfeu kreu i PD

TIRANË– Dalja e Lulzim Bashës sot në një konferencë për mediat ka zbuluar një prapaskenë të ndodhur 2 vite më parë në kohën kur Sali Berisha u përjashtua nga Partia Demokratike, fill pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA. Për herë të parë pas shumë muajsh, Basha foli për shumë ngjarje, mes tyre edhe për arrestimin e Berishës, për të cilin tha se e kishte paralajmëruar në komunikimin e fundit që ka pasur me të. Por shtoi se pavarësisht paralajmërimeve, Berisha i mori përsipër pasojat për veten e tij, familjen, por edhe për PD.

“Çfarë kam pas për t’i thënë ia kam thënë dhe besoj se e dini sepse edhe ai e ka thënë publikisht një pjesë të këtij komunikimi që kishte të bënte me hapat që duheshin hedhur për të mos ardhur deri këtu. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të përballet për zgjedhjen që ka bërë. Kjo është njëra anë e kostos që sjellja e tij i solli të gjithëve, që ka marrë personalisht që ka dhënë familjes, PD dhe vendit,“-tha Basha në fjalën e tij, duke e fshehur “lajmin” ndër rreshta.

Lajme të tjera |  Rama ‘FIRMOSI’ 78 mandate të sigurta, Berisha: Shqiptarët ia kanë prerë biletën!

Por për çfarë e paralajmëroi Berishën? Duke dëgjuar ‘këshillën’ e Bashës, ‘lajmin’ e gjetëm tek deklarata e Berishës. Në dhjetor të vitit 2021, ai tregoi bisedën e fundit me Bashën, para se ky të merrte vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shator 2021.

“Më tha njëherë se thotë ambasadorja Kim që i kemi thënë Berishës që do ndodhë kjo. Mua nuk më kishte thënë gjë njeri. Kur ma tha herën e dytë, i them tani dëgjo: ajo që më është thënë mua nga burime amerikane është se ti u ke thënë atyre që çdo vendim e merr ai dhe më kontrollon në çdo gjë. Por unë nuk jam marrë me këtë punë fare. E dyta, pasi ka ndodhur kjo. Firma nuk është e Edi Ramës. Dhe pa Xhorxh Sorosin kjo nuk bëhej kurrë. Më thotë për këtë të Parlamentit si t’ia bëjmë? Se kush do futet në Parlament e përcaktojnë ligjet e Shqipërisë. Rikeri ia ka kërkuar mosfutjen time në Parlament. Nuk ka gënjyer. Por sovraniteti nuk dorëzohet kurrë dhe një forcë politike që pranon një gënjeshtër për të vërtetë, ajo nuk meriton të ekzistojë. Më tha do të ndodhë kjo e kjo, vazhdo i thashë, le të bëjnë çfarë të duan. E vërteta dhe dinjiteti janë të pacenueshëm.Më tha do ndëshkojnë Shqipërinë. Më the ke shumë të drejtë. Tani thotë që nuk pyes për gjë tjetër veçse për veten.”

Pra edhe njëherë: Më tha do të ndodhë kjo e kjo, vazhdo i thashë, le të bëjnë çfarë të duan. E vërteta dhe dinjiteti janë të pacenueshëm. 

Çfarë duhet të kuptojmë nga kjo deklaratë? Që Basha e ka ditur se një ditë do të ndodhte edhe arrestimi i Berishës nëse nuk do të largohej nga politika pas shpalljes “non grata”?Këtë e pranoi vetë sot publikisht gjatë konferencë së tij. Por kush ia tha? Ishte ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim ajo që e paralajmëroi për pasojat nëse Berisha nuk mundej qetësisht, apo dikush tjetër. Nëse po, kush ishte “orakulli” që parashikoi më saktë se Babavanga? Mbase të vërtetën do ta marrim vesh pas disa vitesh, ashtu siç morëm vesh sot se çfarë iu vu në “tavolinë” asokohe Berishës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us