Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, me anë të një postimi ne rrjetet sociale, thotë se Dita e Rinisë sot është pa të rinjtë, dhe me 570 mijë të larguar.
Teksa ka reaguar për 33-vjetorin e Lëvizjes studentore të 1990, Blushi shprehet se shpopullimi është drama më madhe që Shqipëria vuan sot, e sipas tij, kjo për shkak “të një Kryeministri, që po bën gjithçka, që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen, duke i detyruar të rrezikojnë edhe jetën për të çarë detin me gomone”!
Ndër të tjera ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si “armiku kryesor i lirive, demokracisë dhe shtetit ligjor”.
“Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund duhet që rinia të marrë në dorë fatet e veta për të ndëshkuar modelin korruptiv dhe kriminal të kësaj Qeverie që ka vrarë shpresat, ëndrrat dhe mundësitë e çdo të riu dhe të reje për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri!”, thekson ai.
Reagimi i Plotë
Sot, Dita e Rinisë, pa të rinj! 570 mijë të larguar!
Shpopullimi është drama më madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri, që po bën gjithçka, që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen, duke i detyruar të rrezikojnë edhe jetën për të çarë detin me gomone!
Edi Rama është armiku kryesor i lirive, demokracisë dhe shtetit ligjor, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, ideatori dhe zbatuesi i axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit dhe falimentimit të Shqipërisë!
Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund duhet që rinia të marrë në dorë fatet e veta për të ndëshkuar modelin korruptiv dhe kriminal të kësaj Qeverie që ka vrarë shpresat, ëndrrat dhe mundësitë e çdo të riu dhe të reje për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri!
Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja! Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve! Që 8 Dhjetorin e ardhshëm ta festoni në Atdhe si të gjithë bashkëmoshatarët tuaj europianë!