Bolonja në sulm për Asllanin, ofertë zyrtare Interit

Interi ka marrë ofertën e parë zyrtare për Kristjan Asllanin, ndërkohë që e ardhmja e mesfushorit shqiptar pritet të marrë formë pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, ku Interi është ende i angazhuar.

Sipas mediave italiane, Bolonja është klubi që ka shfaqur interes konkret për Asllanin dhe është i gatshëm të paguajë rreth 13 milionë euro për kartonin e tij. Kjo shumë i afrohet vlerës që Interi ka dhënë për mesfushorin, e cila është rreth 14 milionë euro, duke bërë ofertën shumë joshëse dhe serioze.

Trajneri i Bolonjës, Vinçenco Italiano, e vlerëson shumë Asllanin dhe e sheh atë si profilin ideal për të marrë një rol të rëndësishëm në mesfushë në sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar pjesë kyçe të projektit të tij. Nga ana tjetër, drejtuesit e Interit ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare ndaj ofertës, duke preferuar të presin për të vendosur në mënyrë definitive pas përfundimit të angazhimit në Kupën e Botës për Klube dhe rikthimit të skuadrës në Itali.

Lajme të tjera |  Sisinjo dhe Roberto Kalos kanë qenë këtu”, drejtori turk për Rei Manajn: Çdo lojtar që…

Në bazë të raportimeve të fundit nga mediat italiane, shanset që Interi të pranojë ofertën e Bolonjës janë të konsiderueshme, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi të Asllanit gjatë afatit kalimtar veror. Në çdo rast, gjithçka do të marrë formë dhe do të finalizohet në javët në vijim, pas përfundimit të angazhimeve të Interit në këtë kompeticion ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us