“Bomba” e Inzagit në konferencë: Nuk e di a do jem në Botërorin e klubeve, erdha këtu për respekt

Simone Inzagi nuk mund të ishte më shumë i zhgënjyer se kaq
Para dy vitesh ai humbi finalen e Championsit në Stamboll dhe historia u përsërit mbrëmë, me një ndryshim, që u turpëruan duke pësuar 5 gola. Ky vit u mbyll pa asnjë trofe për Interin. Trajneri në një konferencë për shtyp foli për të ardhmen e tij duke u shprehur se nuk e di nëse do të jetë në Botërorin e klubeve.

Sa ndikuan thashethemet për të ardhmen tuaj?

“Ka shumë zhgënjim për të folur për të ardhmen, që nga 13 korriku kemi dhënë gjithçka që mundëm në 58 ndeshjet e mëparshme. Do të më dukej reduktive të flisja për të ardhmen e Inzagit, siç thashë më parë mund të flasim për zero tituj, por duhet t’i nderojmë këta djem që kanë dhënë gjithçka që kanë pasur në fushë”.

Lajme të tjera |  “Droni prishi ndeshjen në Beograd”, Altin Rraklli: Të gjithë duhet të mendojmë si të fitojmë

A mund të themi se do të jesh në Kupën e Botës për klube?

“Nuk di si të përgjigjem, jam këtu nga mirësjellja dhe respekti për ju. Kjo humbje më trishton shumë, e di që humbjet na bëjnë më të fortë: humbëm në Stamboll dhe më pas fituam kampionatin. Ka hidhërim, duhet ta mbajmë kokën lart, duke e ditur se sonte u përballëm me një ekip më të fortë”, përfundoi ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us