Bomberi i Superiores merr lajmin e madh, lexon emrin e tij në listën e Kombëtares

Në fillim të muajit qershor rikthehen sfidat kualifikuese të kombëtareve për Kupën e Botës 2026. Një prej sulmuesve të Kategorisë Superiore, ka marrë lajmin e madh pak ditë përpara startit.

Bëhet fjalë për bomberin e Vorës, Manfredas Ruzgis që është grumbulluar sërish nga Kombëtarja e Lituanisë. Para pak orësh, lituanezët kanë publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.

Ruzgis do të ketë mundësinë të dalë në fushën e lojës në dy sfidat kualifikuese ndaj Maltës dhe Danimarkës. Rikujtojmë se 28-vjeçari u grumbullua dhe në mars nga përfaqësuesja e tij.

Bomberi i Superiores merr lajmin e madh, lexon emrin e tij në listën e

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Nuk arriti objektivin në kampionat, "gjiganti" italian mbetet pa trajner

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us