Bora e madhe, anulohen 760 fluturime në aeroportin e Mynihut

Më shumë se 760 fluturime u anuluan në aeroportin e Mynihut të shtunën për shkak të borës së madhe, e cila ka goditur pjesën më të madhe të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.

Pas njoftimit fillimisht për pezullimin e trafikut ajror deri në mesditën e së shtunës, aeroporti më pas njoftoi se fluturimet do të anulohen deri në orën 06:00 të së dielës.

Ndërkohë, për shkak të borës janë pezulluar edhe shërbimet e autobusëve dhe tramvajit dhe disa shërbime të trenave në Mynih . Stacioni kryesor i trenit i Mynihut u mbyll për të ardhurit, ndërsa shërbimet ndërqytetëse u pezulluan plotësisht.

Hekurudhat gjermane paralajmëruan se trafiku i trenave do të “ndikohet rëndë” deri të hënën.

Në të njëjtën kohë, një numër i madh udhëtarësh u bllokuan në stacionin qendror të Mynihut.

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Policia të shtunën u kërkoi banorëve të Mynihut të mos përdorin makinat e tyre nëse nuk është absolutisht e nevojshme. Në disa zona të Bavarisë jugore, banorëve iu kërkua të mos largoheshin fare nga shtëpitë e tyre, për shkak të kushteve të motit, raportoi CNN.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us