Bordi i Bayernit jep lajmin e keq, Nojer i padisponueshëm kundër Interit në Milano

Manuel Neuer pritet të mbetet i padisponueshëm për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League të Bayern Munich kundrejt Interit.

Portieri 39-vjeçar ka qenë jashtë për shtatë ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe pritet që ai të mos jetë i aftë në kohë për ndeshjen e dytë vendimtare të Bayernit ndaj Interit të mërkurën.

Pas barazimit 2-2 të Bayernit me Borussia Dortmund të shtunën, anëtari i bordit sportiv Max Eberl u pyet për mundësinë e kthimit të Neuer.

“Ka gjithmonë shpresë, por unë nuk mendoj kështu,” tha Eberl, sipas “AZ”.

Jonas Urbig do të vazhdojë në portë për klubin bavarezë, ndërsa Neuer është jashtë fushës. Rekordmenët e Gjermanisë shkojnë në ndeshjen e së mërkurës me një “defiçit” prej një gol, pasi kanë humbur ndeshjen e parë 1-2 në shtëpi.

Lajme të tjera |  Trajneri i Everton “dashurohet” me Armando Brojën, ylli shqiptar titullar edhe ndaj Manchester City

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us