Bylis ka nisur nga merkato, por si fillim nga klubi ballshiot po bëhen dalje. Burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se dy sulmuesit, Erich Berko dhe Victor Da Silva janë larguar nga Bylis.
Dy sulmuesit kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin me klubin ballshiot edhe pse ishin ende në kontratë. Kështu, gjermani dhe braziliani, të cilët ishin mjaft të rëndësishëm për mbijetesën e Bylisit në Superiore, do të largohen.

Në 28 ndeshje që Berko ka luajtur, ia ka dalë që të shënojë 6 gola, duke qenë mjaft efektiv në repartin ofensiv. Në krahun tjetër, Da Silva, i cili u bashkua me Bylisin në janar, ka shënuar 3 gola dhe asistuar në 3 të tjerë në 16 ndeshje ku ka marrë pjesë. /Nikoll RAJTA/