Bota e futbollit me sytë nga El Classico! Sonte Superkupa e Spanjës, Real Madrid-Barcelona

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen sonte për Superkupën e Spanjës. Arabia Saudite do të presë një tjetër El Clasico, teksa dy rivalët e përjetshëm luftojnë për trofeun e parë të vërtetë të sezonit.

Barça doli fituese vitin e kaluar falë një fitoreje 3-1 dhe Xavi ndoshta ka nevojë për një rezultat të ngjashëm këtë mbrëmje, me skuadrën e tij pas Real Madridit dhe Gironës në garën për titull në LaLiga. Raphinha është i lënduar, teksa doli jashtë fushe që në pjesën e parë në fitoren 2-0 të Barçës ndaj Osasunas të enjten, megjithëse Pedri mund të startojë dhe nga minuta e parë.

Ndërkohë, Real Madrid mund të ketë Federico Valverden në dispozicion, pavarësisht se mesfushori uruguaian u detyrua të largohej gjatë fitores emocionuese madrilene 5-3 ndaj rivalëve të hidhur të Atleticos të mërkurën. Dani Carvajal gjithashtu duhet të jetë në formë, pavarësisht mungesës së stërvitjes, për shkak të lodhjes së muskujve përpara Superkupës së Spanjës.

Lajme të tjera |  FOTO/ I ndërprenë para kohe kontratën, reagon për herë të parë Albion Marku

Formacioni i mundshëm i Real Madrid: Kepa; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Tchouameni, Modric, Valverde; Rodrygo, Bellingham, Vinicius Jr

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Cancelo, Kounde, Christensen, Balde; Romeu, De Jong, Gundogan; Yamal, Leëandoëski, Torres

Koha dhe data: Ora 20:00, të dielën 14 janar 2023

Stadiumi: Park Al-Awwal (Riyad, Arabia Saudite).

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us