Real Madrid ka triumfuar përballë Borussia Dortmund në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e fundit të Botërorit të Klubeve. Sfida e zhvilluar në “MetLife Stadium”, përfundoi 3-2.
“Los Blancos” ishin ata që dominuan përgjatë gjithë 90 minutave, duke mos i lënë mundësi gjermanëve. Ndërsa golat për madrilenët u shënuan nga Gonzalo Garcia, Fran Garcia dhe Kylian Mbappe. Në krahun tjetër golat për “verdhezinjtë” u shënuan nga Maximilian Beier dhe Guirassy.
Me këtë fitore të merituar, Real Madrid shkon në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Aty, spanjollët do të përballen me kampionët e Europës, Paris Saint-Germain, të cilët eliminuan Bayern Munich.