Botërori i Klubeve/ PSG dhuron “show” me 9 lojtarë, mposht Bayern Munich dhe shkon në gjysmëfinale

PSG ka triumfuar përballë Bayern Munich në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mercedes-Benz”, përfundoi 2-0 në favor të parisienëve.

Golin e parë e shënoi Desire Doue në minutën e 78-të. Ndërkohë që pas këtij goli, PSG mbeti me 9 lojtarë. Në minutën e 83-të u ndëshkua Pacho me karton të kuq, ndërsa në të 92-tën ishte Lucas Hernandez që mori një të tillë. Megjithatë, kjo nuk ndikoi te “djemtë” e Luis Enrique të cilët shënuan golin e dytë me Dembele në të 97-tën.

Kështu, Paris Saint-Germain shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Kubeve. Aty do të ndeshet me një mes Real Madrid ose Borussia Dortmund, të cilat ndeshen po sonte në orën 22:00.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ U largua nga Partizani, sulmuesi prezantohet te Dinamo

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us