Braktisi PL-në dhe iu bashkua PS-së, Faik Basha: Nuk mund të isha më pjesë e një farse

Ish-anëtari i Kryesisë së PL-së, Faik Basha la të kuptohej qartë se pas kaq shumë vitesh kontributi dhe duke parë listat e Partisë së Lirisë, nuk mund të ishte më pjesë e kësaj farse politike, duke zgjedhur të afrohet me PS-në.

“Nuk kanë asnjë nga elementët apo kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve. Unë nuk mund të bëhem pjesë në këtë farsë. Dhe për elementë që e pengojnë vendin në këtë rrugë, nuk ia vlen të vazhdosh e të jesh pjesë e saj më”, tha ai.

Por përse zgjodhi afrimin me PS-në?

“Familja ime vjen nga e majta, ndaj edhe kalimi te LSI dikur ishte se i përkiste së majtës. Por derisa kontributi im nuk u mor për bazë, atëherë unë do vazhdoj ta japë kontributin pse jo edhe te PS-ja. Jam i gatshëm ta jap këtëkontribut, qoftë edhe te PS apo çdo forcë tjetër.

Lajme të tjera |  Tentoi të arratisej apo vetëdorëzua? Zbardhet e vërteta e arrestimit të shefit të Qarkullimit. Çfarë u zbulua nga përgjimet (PAMJET)

Por në pjesën historike ne kemi dhënë kontribut edhe për PS-në. Kontribut që kërkon hapje, bashkëpunim, e vazhdimësi. Unë i jam bashkëngjitur ideve të tyre, për ta thënë hapur, dhe kam filluar takimet, konsultimet dhe angazhimin, duke dhënë kontributin tim dhe të njerëzve qtë mi që Shqipëria të eci, të mos ngeci dhe të anëtarësohet në BE. Kontributi im është për Shqipërinë në BE.

Njerëzit duan angazhime serioze, vazhdimësi dhe drejtim në udhëheqjen e institucioneve. Për këtë arsye është pritur mirë. Situata është entuziaste. Njerëzit që më mbështesin më drejtuan tek PS-ja”, shpjegon ai për Report Tv.

Një tjetër arsye ka qenë edhe modeli i PS-së, qarkullimi i elitave dhe krijimi i hapësirave për të rinjtë. Ai shton se koha kalon dhe kjo do tregojë nëse do mbetet këtu apo do eci para, por unë mendoj se Shqipëria nuk duhet të ndalet.

Lajme të tjera |  E shtunë me diell dhe temperatura deri në 27 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

“PS duket se i rinovon elitat e partisë, psh., në Tirana ka shumë të rinj në lista si kandidatë. Kujtoj kandidaten më të re, si Kristi Elezi, studente vetëm 22 vjeçe. Pra kur kjo parti rinovohet në këtë formë, janë ndryshe nga ato që mbyllin dyert për ata që japin kontribute.

Kjo është alternativë që u tregon qytetarëve se si ecën para vendi dhe se si rinovohet partia. Kur ekipi freskohet, shpresa është më e madhe për përfshirje të tyre dhe ecje para”, vijon Basha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us