Endrit Braimllari, kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën për zgjedhjet e 11 majit, foli sot në studion e News 24 për fushatën elektorale dhe prioritetet e PS.
Ai e cilësoi këtë fushatë si një proces të paprecedentë, duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë një votë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe jo thjesht një përballje mes dy kampeve politike.
Braimllari vlerësoi angazhimin e PS për përfshirjen e të rinjve në lista dhe e quajti këtë parti një makineri elektorale të organizuar dhe me disiplinë.
Ai theksoi se fitorja e 11 majit do të simbolizonte ndarjen përfundimtare nga politika e vjetër dhe hapjen e një kapitulli të ri për përparimin e vendit në rrugën e integrimit europian.
“Fushatë e paprecedentë. PS po shkon me një program për integrimit dhe kërkohet një votë masive.
Zgjedhjet e 11 majit nuk mund të votohen mes dy kampeve pra të majtë dhe të djathtë por duhet një votë masive për integrimin e vendit në BE. PS ka një risi me përfshirjen e të rinjve në lista.
PS është një makineri elektorale, një parti shumë e organizuar, që ka disiplinë dhe luan për fitoren e radhës. Fitorja e 11 majit për mua ka një simbolikë tjetër.
Pra bëhet për të ndarë Shqipërinë nga politika e vjetër e baltës dhe alternativën e dërgimit të vendit përpara në BE”, tha ai.