Braktisja e vendit nga të rinjtë, qeveria miraton Planin Kombëtar të Veprimit 2025-2030

Një ministër i qeverisë Rama është në hetim. Kjo është përgjigjja që SPAK ka publikuar në Regjistrin e Transparencës për muajin prill, duke iu përgjigjur një prej pyetjeve të adresuara.

Në këtë platformë, gazetarë por jo vetëm, edhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile mund t’i drejtojnë pyetje Prokurorisë së Posaçme, nga e cila marrin përgjigjet mbi çështjet që kanë interes.

Shqiptarja.com u interesua mbi rastin dhe burime zyrtare konfirmuan se nuk kemi të bëjmë me asnjë hetim për ministrat aktualë të qeverisë Rama.

Burimet sqaruan se bëhet fjalë për rastin e ish-zv.kryeministrit dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili aktualisht është në arrati.

Hetimi ndaj Ahmetajt ka nisur gjatë kohës kur ai kishte funksionin e ministrit dhe pikërisht për këtë arsye SPAK e referon si “ministër” në përgjigje, sepse si i tillë figuron në regjistrat zyrtarë të SPAK.

Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023 për çështjen e inceneratorëve, ndërsa ndaj tij ka nisur hetim edhe për çështjen “Buka”.

Lajme të tjera |  LISTA/ Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot, kryeson Arkend Balla me 2.3 miliardë lekë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us