Brenda regjimit ’41 Bis’ me 2 të dënuar, rregullat: Asnjë kontakt me jashtë, vetëm 60 minuta ajrim

Gazetari Blendi Fevziu ka qenë i pranishëm në ambientet e burgut të Peqinit, ku është ngritur dhe godina e vetme e sistemit 41 bis, në Shqipëri, regjimi më i rreptë në të cilin mund të vendosen të dënuarit. Aktualisht në këtë regjim sipas drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Admir Abrija, vuajnë dënimin vetëm 2 persona, ndërsa godina ka në total 22 dhoma. Të dënuarve që vendosen në këtë regjim, iu ndalohet çdolloj komunikimi, përveç një takimi njëherë në muaj me familjen, dhe një telefonatë 30 minutëshe. Ata kanë të drejtë që të dalin në zonën e ajrimit, dhe ajo e rrethuar dhe e mbuluar me hekur, për vetëm 60 minuta në ditë.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

Fevziu: Kjo është godina më e frikshme e burgjeve shqiptare, është godina e sistemit 41 Bis, në burgun e Peqinit. Sa persona janë aktualisht në këtë regjim?

Abrija: Është një godinë që ka 22 dhoma, vetëm 2 persona që janë duke vuajtur dënimin. Rrinë një vit, por mund të përsëritet nëse kemi indicie që kanë komunikim me grupe kriminale jashtë.

Fevziu: Je komplet i izoluar?

Abrija: Në dhomë je vetëm, ushqimi të përgatitet nga një kuzhinier që të lë ushqimin dhe nuk të flet. Dy gardianët që janë brenda, të çojnë nga dhoma ku je në boksin e ajrimit, që është rreth 15 metra katrorë dhe i mbuluar nga boks hekuri. Në ajrim del rreth një orë. Qelia është diku 3 me 4, dhe ka banjon brenda.

Lajme të tjera |  Radhë kilometrike e automjeteve nga Kosova, drejt Shqipërisë për të përkrahur kombëtaren

Fevziu: Domethënë një person që hyn në regjim të posaçëm, është totalisht i izoluar për një vit?

Abrija: Me familjen mund të takohet një herë në muaj, dhe mund të telefonojë vetëm 1 herë në muaj.

Një prej të dënuarve që është vendosur tashmë në regjimin 41 Bis është Sokol Mjacaj, i cili vrau në datën 15 Dhjetor, brenda burgut të Peqinit, të dënuarin tjetër Arben Lleshi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us