Trajneri i njohur shqiptar, Mirel Josa ka folur në prag të ndeshjes Letoni – Shqipëri. I ftuar në “SportNews” në “News24”, Josa vlerëson aftësitë e Brojës, duke shtuar se ky i fundit duhet të luajë në rolin e qendërsulmuesit. Gjithashtu, trajneri është ndalur të flasë edhe për Rey Manajn.
“Pjesën e parë nuk na shqetësuan, pjesën e dytë i patën disa momente. Nëse ju kujtohet goditja e Mitrovic dhe goditja tjetër e mesfushorit serb, Zivkovic ose Maksimovic. Mos të harrojmë që edhe në patëm mundësitë tonë, sidomos me depërtimet e Brojës.
Nëse realizonim me penallti, ndeshja do merrte rrjedhojë tjetër. Ekipi serb do hapej më tepër. Broja duhet të luajë në qendër të sulmit. Nuk e prisja që Manaj do fillonte, me atë gjendje që kishte. Luajti mirë edhe Manaj, pavarësisht problemit të penalltisë, është thikë me dy presa”, u shpreh Mirel Josa.